Depay lë pak anash futbollin, lanson solo projektin muzikor (VIDEO)

Ylli i futbollit, Memphis Depay, po synon që epitetin e njëjtë ta fitojë edhe në botën e muzikës. Anëtari i Olympique Lyon dhe kombëtares së Holandës, duket se ka lënë pakëz anash futbollin, për të punuar në disa projekte të tjera. Depay së fundmi ka publikuar një video në ‘Twitter’, ku ka njoftuar se ka publikuar një solo projekt muzikor, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.

Kënga e futbollistit mban emrin ‘Fall Back’ dhe është duke u pëlqyer mjaft shumë, bazuar në shkrimet në rrjetet sociale. Depay ka pasur karrierë mjaft të mirë në futboll. Mbetet të shihet nëse fati i njëjtë do ta përcjell edhe në botën e muzikës.

https://www.youtube.com/watch?v=Sk6zkOc9SKY