SHBA-ja nuk ka përpunuar kornizë kohore për tërheqjen e ushtarëve të vet nga Siria, por as nuk planifikojnë të mbeten në këtë vend në mënyrë të pakufizuar, deklaroi sot një përfaqësues i lartë i Departamentit shtetëror amerikan.
“Nuk kemi kornizë kohore për tërheqjen e forcave tona ushtarake nga Siria”, deklaroi përfaqësuesi i Departamentit Shtetëror në pritje të turneut të sekretarit amerikan të shtetit, Majk Pompeo përmes Lindjes së Afërt, të paraparë për javën e ardhshme.
Ai theksoi edhe se SHBA-ja nuk ka për qëllim të vendosë “prani të pakufizuar ushtarake në Siri”.
“Kryetari solli vendim që të tërhiqemi dhe mu tani jemi duke i formuluar planet për atë”, shtoi përfaqësuesi i paemëruar i Departamentit Shtetëror.
Presidenti amerikan, Donald Tramp muajin e kaluar solli vendim për tërheqjen e të gjithë ushtarëve amerikanë në Siri dhe për tërheqjen e pjesshme të forcave të SHBA-së nga Afganistani.