Tiranë, 21 qershor – Raporti vjetor i Departamentit të shtetit për trafikim me njerëz për vitin 2019 sërish e kualifikoi Shqipërinë në grupin e Tier 2, duke vlerësuar edhe pse autoritetet kanë ndërmarrë përpjeke të konsiderueshme megjithatë nuk i kanë plotësuar tërësisht standardet minimale për eliminim e trafikimit me njerëz, transmeton KOHA.
Qeveria, siç është përmendur në raport, në përgjithësi ka treguar rritje të përpjekjeve në krahasim me periudhën e kaluar, por në disa aspekte kyçe nuk janë plotësuar as standardet minimale.
“Viktima të trafikimit me njerëz janë shtetasit shqiptar por edhe të huaj të cilët i shfrytëzojnë në Shqipëri, si dhe viktima nga Shqipëria jashtë vendit, Gratë shqiptare dhe fëmijët janë lëndë e keqpërdorimit seksual dhe punës së detyrueshme në vend, posaçërisht gjatë sezonit turistik”, thuhet në raport, posaçërisht gjatë sezonit turistik , thuhet në raport.
Sipas raportit, Qeveria e Shqipërisë ka vazhduar me hetime, përndjekje dhe ka ngritur procedurë gjyqësore për një numër të vogël rastesh, që ka sjell deri në nivel më të ulë të zbatimit të ligjit në katër vitet e fundit.
Megjithatë në raport thuhet se Qeveria i ka rritur përpjekjet për parandalimin e trafikimit me njerëz me miratimin e planit nacional për periudhën 2018/2020.
Departamenti i shtetit rekomandon masa të përforcuara, hetime, akuza dhe aktvendime kundër trafikantëve me njerëz, si dhe vendosjen e dënimeve më të rrepta, hapjen e qendrave për vendosjen e viktimave nga trafikimi me njerëz, përforcimin e institucioneve policore dhe gjyqësore, si dhe përfshirje më e madhe mediale në informimin e opinionit për këtë problem. (koha.mk)