SHBA-ja vendosi sanksione të reja për sektorin iranian të ndërtimtarisë dhe segmentin e tregtisë me materiale që përdoren për programin ushtarak dhe bërthamor të këtij vendi, kumtoi Departamenti i Shtetit.
Sanksionet e reja ndaj Iranit i konfirmoi edhe sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo, raportojnë mediat amerikane.
Ai tha se sanksionet janë vendosur për sektorin iranian të ndërtimit i cili, siç theksoi, është nën kontrollin e Gardës Revolucionare iraniane, e cila, në fillim të këtij viti nga SHBA-ja ishte përcaktuar si “organizatë e huaj terroriste”.