Departamenti amerikan i shtetit miratoi shitjen e raketave për mbrojtje kundërajrore Koresë Jugore në vlerë prej 314 milionë dollarëve, kumtoi Pentagoni.
Në kumtesë thuhet se në Koresë Jugore, e cila është aleate amerikane në Azi, i është miratuar shitja e 94 raketave SM-2 si dhe 12 sisteme për udhëzim dhe mbështetje teknike.
Paralajmërim i tillë pritet të shkaktojë reagim në Korenë Veriore, e cila paraprakisht e kritikoi Seulin për shkak blerjes së armëve të reja nga SHBA-ja, që përfshin edhe aeroplanin e llojit F-35.(koha.mk)