Uashington, 22 tetor – Departamenti i shtetit miratoi shitjen e armëve bashkëkohore të Tajvanit dhe atë tri sisteme – senzorë, raketa dhe artileri, në vlerë të tërësishme prej 1,8 miliard dollarë, kumtoi Pentagoni.
Departamenti i shtetit formalisht e njoftoi Kongresin se Tajvani duhet të blejë, mes tjerash, 11 lanserë raketor më bashkëkohor mobil nga korporata “Lokid Martin” me çmim prej 436,1 milion dollarë, si dhe 135 sisteme raketore nga kompania “Boing”, me vlerë të tërësishme prej rreth 1,01 miliard dollarë.
Pakoja përfshin edhe fluturake pa pilot “Xheneral Atomiks”, sisteme raketore kundër anijeve “Harpun” dhe raketa për secilën nga këto sisteme.
Ambasada kineze në Ushington deri tani nuk u përgjigj, por Ministria kineze e punëve të jashtme javën e kaluar kumtoi se shitja e armëve amerikane të Tajvanit seriozisht e cenon sovranitetin dhe sigurinë kineze.