Irani e vazhdon “shantazhin e tij bërthamor” me ringjallje të aktiviteteve për pasurim të uraniumit, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të shtetit, Morgan Ortagus.
Ajo shtoi se Uasshingtoni do të vazhdojë të kryejë “presion maksimal” ndaj Teheranit.
“Irani nuk ka arsye të besueshme të zhvillojë program për pasurim të uraniumit në objektin Fordo ose në ndonjë vend tjetër. Ajo është përpjekje e qartë për shantazh bërthamor që do ta përkeqësojë izolimin politik dhe ekonomik”, deklaroi zëdhënësja.
Ortagus shtoi se ristartimi i programit për pasurim të uraniumit, që është në kundërshtim me obligimet e rëndësishme bërthamore të Iranit është “hap i madh në drejtim të gabuar” dhe emëron rrezik që Irani e paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Presidenti iranian Hasan Rohani dje deklaroi se Irani do t’i vazhdojë aktivitetet e tij për pasurim të uraniumit në objektin e tij “Fordo”, 180 kilometra në jug të Teheranit.