Tiranë, 29 qershor– Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e ri për tregti me njerëz, vlerëson se Shqipëria edhe më tej është në grupin e dytë, ku gjenden vendet të cilat nuk i plotësojnë standardet minimale, por bëjnë përpjekje më të mëdha për t’i plotësuar.
Në raport vërehet se ekzistojnë disa sektorë kyç për të cilët qeveria nuk i plotëson kushtet minimale, gjegjësisht i dënon viktimat për shkelje të ligjit, ndërsa kontrabanduesit me njerëz i fajëson me akuza më të lehta, siç është detyrimi për prostitucio
Kritikohet vonimi në financimin e qendrave për kujdes të viktimave nga tregtia me njerëz të organizatave joqeveritare, ndërsa hetimet dhe ndjeka penale janë të paqëndrueshme. Gjithashtu vërehet se policia jo çdoherë i identifikon viktimat e tregtisë me njerëz midis personave të kyçur në prostitucion.
“Siç thuhet në raportet për tregti me njerëz nga viti 2014, dhe më pas, Shqipëria mbetet burim, vend transit dhe destinacion për burra, gra dhe fëmijë në tregtinë për seks dhe punë të detyruar. Gratë dhe burrat shqiptarë janë objekt i trafikimit seksual dhe punës së detyruar, veçanërisht gjatë sezonit turistik”, qëndron në raport.
Gjithashtu është konstatuar, se fëmijët shfrytëzohen si lypsarë dhe shitës rruge. Ata, kryesisht janë të komunitetit rom dhe janë detyruar për punë sezonale, ndërsa ka raste kur fëmijët punojnë edhe në fushat e mbjella me marijuanë.
“Viktimat shqiptarë janë subjekt i prostitucionit nëpër Evropë, veçanërisht në Kosovë, Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Maqedonia, Norvegji, Holandë dhe Britani të Madhe. Sipas raportit të organizatave joqeveritare ka rritje të numrit të fëmijëve shqiptarë, të cilët janë objekt i punëve të detyrueshme në Kosovë dhe Britani të Madhe”, shkruan në raport.
Në të njëjtin porositet Shqipëria t’i përjashtojë viktimat nga ndëshkimi, kur dëmtimet janë rezultat direkt i shkeljeve ligjore, veçanërisht për viktimat e trafikimit seksual të cilët janë të detyruar për prostitucion, të vazhdojë me veprime më të forta hetimore, për të ndjekur penalisht dhe për të ndëshkuar trafikantët me njerëz, duke përfshirë dhe shërbimet të cilët janë të kyçur në vepra të tilla penale dhe për të trajnuar organet për zbatimin e ligjit për të qenë më kompetentë.