Denver konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores së thellë 134-117 ndaj kampionëve në fuqi të Golden State. 6 lojtarë të Denver realizuan mbi 17 pikë, ku u dalluan Murray me 33 pikë e Nikola Jokic me një “triple double” (22 pikë, 14 rebound e 16 asist). Për Warriors, Curry realizoi 28 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
Fitore në frymën e fundit për Lakers, që mundën 112-111 Indiana jashtë fushe. Davis me 31 pikë e 14 rebound si dhe James me 26 pikë ishin më të mirët në fushë për kalifornianët. Moment të mirë po kalon Milwaukee, që mposhti 106-105 Clippers, ndeshje e vendosur në fundin e saj. Ndeshje e jashtëzakonshme për Antetokounmpo, që realizoi 54 pikë e 19 rebound
New Orleans ka hyrë në krizë, duke pësuar humbjen e dhjetë radhazi, pasi sot u mund 111-106 nga Dallas. Për teksanët u dallua Luka Doncic me 31 pikë. Ekipi i New York, falë 30 pikëve të Barrett e 23 pikëve të Randle, mundi 106-104 Miami (Adebayo 32 pikë). Chicago mposhti 114-98 rivalët e Charlotte, ku protagonist ishte stoli, nga ku erdhën 42 pikë për Bulls.
NBA-Rezultatet e sotme
Indiana – Lakers, 111-112
Cleveland – Memphis, 128-113
New York – Miami, 106-104
Chicago – Charlotte, 114-98
Dallas – New Orleans, 111-106
Denver – Golden State, 134-117
Milwaukee – Clippers, 106-105