Skuadra kampione e Golden State ka korrur sot suksesin e 27-të sezonal, pas fitores 122-95 ndaj New York, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë në favor të ekipit të Warriors. Një ndeshje fantastike e Klay Thompson, autor i 43 pikëve, më i miri në fushë për vendasit, mbështetur nga Durant me 24 pikë.