Një nënë e re është akuzuar për mbytjen e djalit të saj disa muajsh, në një vaskë me ujë. Ajo kishte bërë më shumë se 100 kërkime në internet për mënyrën sesi të vrasësh një fëmijë, tha policia të enjten.
Jenna Folwell telefonoi policinë nga Brooks Crossing Park, një zonë në Phoenix të Arizonës të mërkurën, për të raportuar se i kishin rrëmbyer foshnjen e porsalindur nga krahët e saj ndërsa po e vendoste në karrigen e makinës. Ajo gjithashtu pohoi se “rrëmbyesi” i kishte vendosur një qese në kokë dhe e kërcënoi se do ta vriste.
Policia organizoi një kërkim në zonë por kur kontrolluan banesën e 19-vjeçares gjetën djalin e saj të vdekur, të mbështjellë me batanije dhe të futur në një çantë. Folëell pastaj ndryshoi versionin e saj, duke pretenduar se e kishte rënë të fikët duke mbajtur djalin në vaskë dhe kur u zgjua, ai ishte mbytur.
Por kur policia kontrolloi telefonin e saj, zbuluan më shumë se 100 kërkime shqetësuese në internet.