Pekin, 12 dhjetor – Burri, i cili me automobil goditi një grup njerëzish, ndërsa pastaj ka filluar t’i sulmojë me thikë kalimtarët e rastit në Kinë, është dënuar me vdekje.
Sulmi është kryer më 12 shtator në qytetin Henan në provincën Hunan në Kinë, ku humbën jetën 15 persona, ndërsa 43 u lënduan. Më shumë hollësi për sulmuesin nuk janë kumtuar.
Qytetet kineze janë relativisht të sigurta krahasuar me vendet tjera. Por, kohë pas kohe individë të caktuar kryejnë sulme me përdorimin e thikës apo automobilave, sepse posedimi i armëve të zjarrit dënohet rreptësisht.