Një grua nga Uellsi është dënuar me një muaj burg, pasi i kishte grumbulluar qentë dhe macet, duke i trajtuar në mënyrë mizore. 43 mace dhe 31 qenë, në pronësi të Valerie Hicks po trajtoheshin në mënyrën më të keqe të mundshme. Ky veprim u lajmërua nga qytetarët, dhe pasi u ndërmor një aksion nga Policia, pronares britanike iu shqiptuar një vendim prej një muaj burg, shkruan lajmi.net. Ambienti ku po mbaheshin kafshët ishte aq i tmerrshëm sa kur u futën brenda zyrtarët policorë, u detyruan të hynin me aparatet e frymëmarrjes.
Dënohet me një muaj burg, i trajtonte kafshët në kushte mizore (FOTO/VIDEO)
Leave a comment