Weiner, 53 vjeçar, menjëherë pas shpalljes së vendimit të një gjyqtari në Menheten të Nju Jorkut, ka filluar të qajë, raporton agjencia Reuters. Në muajin maj ai e kishte pranuar fajësinë për transferim të mesazheve të paturpshme te një e mitur dhe ishte pajtuar që të mos ankohet nëse dënohet me 27 muaj burg ose më pak. Avokatët e Weiner kanë kërkuar që ai të dënohej me kusht, e jo me burg. Hetimet lidhur me këmbimin e mesazheve të Weinerit, me një nxënëse të Karolinës Veriore, kanë ndikuar në ditët finale të fushatës presidenciale, kur autoritetet i gjetën emailat në kompjuterin e Weinerit, shkruan REL. Bashkëshortja e tij, Huma Abedin, ishte ndihmëse e kandidates presidenciale demokrate, Hillary Clinton. Më vonë, zonja Abedin kërkoi shkurorëzim.