Dënohet ish-shoferi i “Bechtel-Enka”
Ish-shoferi i kompanisë ‘Bechtel-Enka’, Driton Asani, është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Prizren me 2 vjet e 8 muaj burg pasi është gjetur fajtor në akuzën për rrezikim të trafikut publik.
Atij gjithashtu i është konfiskuar patenta e shoferit e kategorisë C1 për dy vjet pas vuajtjes së dënimit dhe, për ta rimarrë atë, do t’i duhet t’i nënshtrohet sërish testit të vlerësimit, raporton Kallxo.com.
Bashkë me shpalljen e aktgjykimit dënues nga ana e gjyqtarit Mehmet Ndrecaj, të akuzuarit i është komunikuar se nga sot i është ndërprerë masa e sigurisë. Ai po qëndronte në paraburgim e arrest shtëpiak që nga 10 dhjetori i vitit të kaluar.
https://kallxo.com/denohet-ish-shoferi-i-bechtel-enka/