Një grup tifozësh të Veronës dhe një tifoz i Romës janë dënuar nga autoritetet italiane. Tetë tifozëve të Veronës iu është hequr e drejta për tu futur në stadium, pasi të njëjtit kishin tentuar të fusin në stadium kapela naziste, bëjnë të ditur mediet italiane, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha. Ndërsa, në anën tjetër, një tifoz i Romës është dënuar me masë të njëjtë, pasi ka drejtuar thirrje raciste drejt një lojtari.
Policia italiane kishte gjetur kapelat gjatë një kontrolli rutinë, para se tifozët të futeshin në ‘Stadio Dall’Ara’. E gjithë ngjarja kishte ndodhur në ndeshjen që Verona e luante kundër Bologna, më 19 janar.
Tetë tifozët ishin të moshës nga 21 deri në 49 vjeç. Atyre do t’iu ndalohet hyrja në stadium për dy vite e gjysmë.
Ky dënim do të vlejë për të gjitha evenimentet sportive në Itali.