Dënohen mbi 200 shoferë mbrëmë në Shkup

Shkup, 18 gusht – Sektori për siguri në komunikacion pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup mbrëmë në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit ka zbatuar aksion për zbulimin e shoferëve që e tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes me automjet motorik në rajonin e Shkupit me ç’rast janë sanksionuar 102 shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes, për çka u janë shqiptuar dënime adekuate.

Siç informoi MPB-ja, janë zbuluar edhe 52 kundërvajtje tjera, për të cilët janë dhënë 26 urdhër pagesa dhe 27 urdhër pagesa kundërvajtëse.

Sektori për siguri në komunikacionin rrugor zbatoi aksion edhe për drejtimin e automjetit motorik nën ndikimin e alkoolit në rajonin e Shkupit dhe janë sanksionuar 27 shoferë. Janë zbuluar edhe 47 kundërvjatje tjera për të cilat janë dhënë 71 urdhër pagesa dhe 30 gjoba kundërvajtëse.