Shkup, 1 shtator – Dënime mandatuese u janë caktuar 55 shoferëve për tejkalim të shpejtësisë në kontroll aksionar që Reparti për siguri në komunikacion pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup e zbatoi dje nga ora 6 deri në 24, njofton Koha.mk
Siç kumtoi MPB, janë zbuluar edhe 25 shkelje tjera për të cilat janë dhënë 14 urdhëresa pagesore mandatuese dhe 11 urdhëresa pagesore shkelëse.
Reparti për siguri në komunikacionin rrugor mbrëmë rreth orës 20 dhe 1 pas mesnate zbatoi kontroll për zbulimin e shkeljeve që i bëjnë shoferët e motorëve në rajonin e Shkupit.
Me ç’rast janë sanksionuar 46 shoferë, për çka u janë caktuar gjithashtu sanksione mandatuese. Janë zbuluar 26 shkelje tjera për të cilat janë dhënë 14 urdhëresa pagesore mandatuese dhe 12 urdhëresa pagesore shkelëse. (koha.mk)