Kartum, 30 dhjetor – Njëzet e shtatë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Sudanit sot janë dënuar me vdekje për shkak të vrasjes së një mësimdhënësi, i cili është arrestuar gjatë protestave në shkurt të këtij viti, dhe të cilat sollën deri te rrëzimi i ish presidentit të vendit Omar al-Bashir.
Kjo është hera e parë që gjykata të caktojë dënim për shkak të përdorimit të forcës jashtë mase ndaj demonstrantëve në muajt para dhe pas rrëzimit nga pushteti të Al Bashir në prill të këtij viti.
Përveç asaj, 13 të akuzuarit janë dënuar me dënim me burg, ndërsa katër të tjerë janë liruar nga akuza.
Vdekja e mësimdhënësit Ahmed al-Kair në qytetin Kashm al-Kirba në pjesën lindore të Sudanit u bë simbol i protestave kundër pushtetit të Al Bashirit, të cilat kanë zgjatur 16 javë.
Sipas familjes së Al Kair, pjesëtarët e forcave të sigurisë në fillim kanë pohuar se ai ka vdekur nga helmimi, por më vonë hetimi ka konfirmuar se arsye për vdekjen e tij ishin lëndimet nga sulmi fizik.(koha.mk)