Shkup, 20 tetor – Për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lëvizjes me automjet, policia ka sanksionuar 34 shoferë në rajonin e Shkupit në aksionin e zbatuar nga Sektori për siguri në komunikacion pranë SPB-së dje nga ora 6:00 deri në orën 24:00, informon KOHA.
Siç njoftojnë nga MPB, policia gjatë ditës së djeshme ka zbuluar edhe 42 kundërvajtje tjera. Gjatë kontrollit për zbulimin e shoferëve të dehur, prej orës 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit në Shkup policia ka dënuar 19 shoferë me prani të alkoolit në gjak.
Nga ora 14:00 deri në orën 24:00 janë sanksionuar edhe pesë motoçiklistë për kundërvajtje në komunikacion. (koha.mk)