Edhe Denisa e ka nisur muzikën që në moshë të vogël ndërsa është rritur muzikalisht duke ecur shkallë-shkallë në karrierën e saj që sot po shkëlqen gjithandej nga shfaqet. Edhe pse të ndërtosh karrierë është e vështirë, Denisa Laska vjen në një intervistë për InrfraRed të gazetës KOHA ku tregon për jetën, punën e karrierën e saj!
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Na thuaj pak për fillimet e karrierës si kanë qenë, nëse do të doje të rikthehesh në fillimet e para?
Karrierën time e kam nisur që në moshë të vogël si fëmijë, të isha dhe njëherë fëmijë pse jo, ndërsa sa i përket karrierës jo aspak, çdo hap që kam bërë e kam bërë mirë menduar.
KOHA: E vështirë sigurisht që ka qenë apo ka qenë e thjeshtë të futesh në botën e muzikës?
Mëse normale, çdo fillim është i vështirë, se i kam hipur shkallët një nga një, jam lodhur pak, gjithmonë kam ëndërruar të jem këtu ku jam sot, bota e muzikës është e vështirë dhe konkurrenca është shumë e madhe.
KOHA: Po studimet për çfarë i ke mbaruar?
Unë kam studiuar për juridik.
KOHA: Po që ke vazhduar për muzikë dhe nuk je përkushtuar ndonjë fushë tjetër?
Jo aspak, jam e kënaqur me punën që bëj dhe e bëj me shumë dashuri.
KOHA: Ka shumë konkurrencë në muzikë, ashtu siç thuhet? Domethënë, ti ke hasur shumë konkurrencë?
Po kam hasur gjithmonë, megjithatë secili këngëtarë ka audiencën e vet.
KOHA: Po na thuaj një këngëtarë që ka shërbyer si model frymëzimi për ty?
Askush, gjithmonë kam qenë vetvetja.
KOHA: Një eksperiencë që të ka rritur profesionalisht dhe që e vlerëson si më të rëndësishmen për ty?
Po them, kënga ime ‘Më fal ti zemër’, suksesi im.
KOHA: Po është e vështirë të punosh me këngëtarë tjerë?
Për mua jo aspak, secili këngëtarë ka stilin dhe zërin e vet.
KOHA: Po me cilën nga këngëtaret shqiptare do të bashkëpunoje me qejf për një duet të radhës?
Nuk di të them ndonjë emër, ka shumë këngëtarë të mirë që mund të bashkëpunoj.
KOHA: A merr kritika se lëvdata e dimë që po?
Po edhe mund të marr, dikush nga e vërteta e dikush nga xhelozia…
KOHA: Ke sprovuar veten në ndonjë fushë tjetër?
Nuk e kam sprovuar veten në asnjë gjë tjetër, sepse më pëlqen kjo që bëj.
KOHA: Po si është marrëdhënia jote me kolegët e skenës?
Shumë e mirë, më respektojnë dhe i respektoj.
KOHA: Po na thuaj ndonjë gjë që publiku nuk e din për ty?
Nuk kam ndonjë gjë publike..për të thënë!