Denis Mukwege dhe Nadia Murad janë fituesit e çmimit Nobel për Paqen. Vitin e kaluar, fituese ka qenë Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore. Këtë vit kanë qenë 331 të emëruar për çmimin – 216 nga të cilët individë dhe 115 grupe, tha Komiteti i Nobelit. Sipas tij, kjo është shifra e dytë më e lartë e kandidatëve, pas asaj më 2016. Këtë javë u ndanë çmimet Nobel edhe për mjekësi, fizikë dhe kimi.