Dënimi i tmerrshëm kur vjedh një celular në Indi (Video)

Akuza për vjedhjen e një celulari i ka kushtuar shtrenjtë një burri në Indi, i cili u dhunua nga disa persona. I identifikuar me emrin Juan, ai u lidh nga këmbët kokëposhtë në një pemë. Më pas u qëllua disa herë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Haridwar në Uttarakhand. Personi në fjalë bëri më pas denoncim në polici ndaj tre dhunuesve të tij. Autoritetet indiane nuk e gjetën fajtor për akuzën e vjedhjes së telefonit.

“Unë isha në punë kur një grup prej 6-7 vetë më morën dhe më akuzuan për vjedhjen e një telefoni. Më pas më goditën me shkopinj druri. Më varën në një pemë dhe më rrahën për disa orë”, tha Juan për agjencinë e lajmeve “ANI”. Deri më tani, policia nuk ka arrestuar asnjë nga dhunuesit e të riut.