Presidenti i La Ligas, Javier Tebas është ndër të parët që ka reaguar pas dënimit të Manchester City-t nga UEFA. Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka bërë të ditur se ka suspenduar për dy vite nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve skuadrën e Manchester Cityt.
Tebas ka thënë se ky vendim i UEFA-s është i mirëpritur, dhe pret që e njëjta gjë t’i ndodh edhe PSG, për shkelje të rregullave financiare.
“UEFA më në fund ka marrë një veprim përfundimtar. Zbatimi i rregullave financiare është thelbësor për futbollin”, ka thënë Tebas. “Ne kemi kërkuar prej vitesh një veprim të ashpër kundër Manchester Cityt dhe PSG. Më mirë vonë sesa kurrë”.