Shkup, 1 mars – Sanksionohen 426 persona lidhur me masën për mbajtjen e mbrojtjes personale për fytyrë, gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Punëve të Brendshme në kumtesën e sotme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.