Shkup, 22 korrik – Me qëllim të disiplinohen qytetarët e pa ndërgjegjshëm të cilët i ushqejnë kafshët nuk përjashtohet mundësia të dënohen vizitorët. Kjo është një nga zgjidhjet, ndërsa tjetra është punësimi i personave të cilët do të ruajnë kafshët. Tani për tani janë të punësuar vetëm dy rojtar të tillë. Në ndërkohë në rrjedhë është fushata ku janë të kyçur edhe persona publik të cilët do ti edukojnë qytetarët e pa ndërgjegjshëm, njofton Gazeta Koha.
Kopshti zoologji i Shkupit mendon të propozojë sjellje të dënimit në të holla për vizitorët të cilët ushqejnë kafshët, pasi ushqimi jo i shëndetshëm që u jepet atyre nga ana e tyre shkakton probleme shëndetësore si diare, vjellje e kështu me radhë.
“Shpesh për shkak të hedhjes së qeseve të smokive ndodh që kafshët ti hanë dhe tu ndalet fryma, andaj detyrohemi për ndërhyrje serioze kirurgjike. Tek luanët ndonjë vizitor ka hedhur gur dhe feder, kafsha ka menduar se është ushqim i ka ngrenë dhe ka ngordhur”, thonë nga ZOO.