Shkup, 17 tetor – Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor për përfaqësimin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve, e cila i përfaqëson mbi 7.800 anëtarë, e dënon sulmin fizik të kryeredaktorit dhe gazetarit investigativ të “Insajder-it” kosovar, Vehbi Kajtazi, që ndodhi të premten e kaluar. Në reagimin e përbashkët të platformës, që sot e transmetoi Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, theksohet se Kajtazi është sulmuar fizikisht në momentin kur ka dalë nga “Lounge cafe” në qendër të Prishtinës. Ai ka marrë disa goditje, të cilat i kanë shkaktuar lëndime dhe gërvishtje më të lehta. Edhe pse një njeri i panjohur, drejtpërdrejt para sulmit, Kajtazi kujtohet se e ka vërejtur autorin në të njëjtin restorant me politikanë dhe njerëz të afërt që janë lëndë e investigimeve të Insajderi.com. Të dielën Fitim Thaçi, në prani të avokatit të tij, është dorëzuar në stacionin policor në Prishtinë dhe është dënuar me 30 ditë paraburgim. “Ky është sulmi i dytë fizik ndaj menaxhmentit të Insajderi.com në tre muajt e fundit. Në gusht të këtij viti drejtori i Insajderi.com, Parim Olluri dhe e fejuara e tij janë sulmuar fizikisht derisa kanë hyrë në ndërtesën e tyre në Prishtinë. Këto dy raste janë shumë brengosëse për gjithë komunitetin medial në Kosovë”, theksoi Shkëlqim Hisenaj, kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Kosovës. Platforma do të dërgojë letra tek autoritetet relevante në Kosovë, duke kërkuar prej tyre të pengojnë çfarëdo forme të dhunës ndaj gazetarëve, në mënyrë urgjente dhe themelore t’i analizojnë të gjitha faktet për këtë dhe për rastet e tjera të dhunës. Gjithashtu, Platforma rastin do ta denoncojë në Mapping media freedom, platformë për promovimin e mbrojtjes së gazetarëve dhe sigurisë së gazetarëve. “Sulmi ndaj gazetarëve është sulm i drejtpërdrejt ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës që qytetarët të informohen. Në vitin 2017, Shoqata e gazetarëve të Kosovës i regjistroi 11 sulme ndaj gazetarëve”, thuhet në reagim.