Prokurori publik i Arabisë Saudite thuhet se ka kërkuar dënimin me vdekje për pesë aktiviste të cilat mbrojnë të drejtat e grave, përfshirë këtu edhe Israa al-Ghomgham, shkruan Gazeta Express.
Organizata Human Rights Watch ka deklaruar se kjo gjë do të jetë një precedent shumë i keq për aktivistet e tjera të cilat luftojnë për mbrojtjen e të drejtave të grave në Arabinë Saudite.
Siç shkruan BBC, Ghomgham besohet të jetë gruaja e parë saudite që mund të përballet me dënimin me vdekje për aktivitetin e saj në mbrojtje të të drejtave të grave.
Që nga muaji Maj në Arabinë Saudite janë arrestuar 13 mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të grave.
Aktivitetet e tyre cilësohen si rrezik për sigurinë kombëtare.