Riad, 6 dhjetor – Gjykata në Arabinë Saudite ka dënuar 15 persona me dënim me vdekje për shkak të spiunimit për Iranin, njoftoi televizioni Al-Arabia. Ata janë pjesë e grupit prej 32 personave, të cilët janë arrestuar në vitin 2013 për shkak të një akuze për spiunim për Iranin. Gjykimi i grupit, i cili është formuar nga 300 myslimanë shiitë dhe nga një iranian dhe afgan, ka filluar në shkurt. Akoma nuk dihet verdikti nga gjykimi i 17 të tjerëve të dyshuar.