Cristiano Ronaldo, hakmarrje ndaj … Simeones. Kampioni portugez, protagonist absolut me një hat-trick në përmbysjen e madhe që Juventusi i bëri Atleticos së Madridit për të kaluar në çerekfinalen e Champions-it ka imituar gjestin e argjentinasit, Diego Simeone, duke i treguar këtij të fundit organin gjenital.
Një veprim hakmarrës, pasi trajneri i “Los Colchoneros” e bëri një gjest të tillë në takimin e parë, më saktë tek goli i dytë ndaj Juventusit. Kjo gjë i kushtoi plot 15.000 euro gjobë “Cholos”, teksa pritet nëse do të ketë masa ndëshkimore për Ronaldon.
Portugezi rrezikon të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale, por nuk përjashtohet mundësia që dënimi të shlyhet me gjobë.