Shkup, 26 shkurt – Në ligjin për pastrim publik përshkruhet se komunat janë të detyruara të pastrojnë borën nga hapësirat publike në afat deri në 6 orë nga fillimi i borës
Ndërkohë që në të njejtin ligj shkruhet se në kushte dimërore gjatë të rreshurave gjithë pronarët që shfrytëzojnë hapësira publike duhet të pastrojnë borën para objekteve të tyre që të sigurohet lëvizje e lirë për qytetarët ndërkohë që dënimi është nga 1 mijë euro për personat juridik deri në 4 mijë euro në kundërvlerë në denarë.