Athinë, 10 shkurt – Ballkani Perëndimor dhe perspektiva evropiane e rajonit ka qenë njëra ndër temat për të cilat kanë biseduar shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias dhe shefja e diplomacisë spanjolle Arança Gonzales Laja në takimin e sotëm të tyre në Madrid, transmeton gazeta KOHA.
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, pas takimit tha se vendet kandidate për anëtare duhet t’i përmbushin kushtet e vendosura, ndërsa propozimi i Komisionit Evropian për reforma në procesin aderues nuk duhet të shkaktojë vonese shtesë.
“Patëm mundësi të bisedojmë për Ballkanin Perëndimor dhe për perspektivën e tyre integruese. Për Greqinë, kjo perspektivë është rrugë në një drejtim. Është e nevojshme për stabilitet dhe prosperitet në rajon. Konsiderojmë se propozimi i paradokohshëm i Komisionit Evropian për reforma në procesin aderues nuk duhet të shkaktojë vonesë shtesë. Por, nga ana tjetër, e bëra të qartë se perspektivat edhe të të dyja vendeve janë të lidhura me harmonizimin e tyre me kushtet që nevojiten për rrugën e tyre evropiane”, tha Dendias.(koha.mk)