Në një vizitë aspak të qetë të ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, Athina dhe Tirana zyrtare kanë rënë dakord që çështjen e kufirit detar ta zgjidhin gjykatat ndërkombëtare. Gjatë konferencës së përbashkët për media, dy zyrtarët e lartë njoftuan edhe në mbledhje të përbashkët qeverie, me qëllim zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve.
“Kemi rëndë dakord që të fillojmë punën për të organizuar një mbledhje të parë mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke dhe për tu marrë me çështjet që kanë të bëjnë me njerëzit e zakonshëm dhe kanë të bëjnë më të ardhmen e fëmijëve tanë në Greqi. Dhe në mbyllje dua të them që nuk është një çështje që mund ta konsiderojmë të zgjidhur por është një diskutim shumë pozitiv dhe së shpejti kam besim do të përfundojë në mënyrë pozitive që është heqja e ligjit të luftës. Pasi humbën detin nacional-folklorikët do të humbin dhe tokën. Në tokë dhe në det nuk do kenë më çështje për t’u marrë.”,- deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Nuk duhet të humbasim kohë dhe unë mendoj se kemi arritur shumë gjëra në marrëdhëniet tona dhe për ne mbetet që të shkojmë më përpara. Pashë me gëzim perspektivën, madje progresin, që Shqipëria ka bërë për problematikat që lidhen me minoritetin grek. Të gjitha këto i japin mundësi që të kalojë në agjendën tonë pozitive.”,- u shpreh ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.
Kryediplomati grek është pritur me protesta e incidente nga disa shtetas çamë, të cilët kanë kërkuar heqjen e ligjit të luftës.