Athinë, 15 prill – Ministri I Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias sot në Ankara do të pritet nga presidenti I Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ndërkaq do të takohet edhe me shefin e diplomacisë turke, Mevlut Çaushogllu, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Takimi Çaushogllu – Dendias ishte paralajmëruar që muajin e kaluar dhe I caktuar për më 14 prill, megjithatë, për shkak të takimit të djeshëm të jashtëzakonshëm të ministrave të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të NATO-s është shtyrë për sot, përderisa, ndërkaq, për takimin e shefit të diplomacisë greke me presidentin turk, informuan mbrëmë vonë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.
Dendias do të shoqërohet nga zëvendësministri I Punëve të Jashtme, kompetent për diplomaci ekonomike, Kostas Frankojanis, ndërsa në takim me Çaushogllu, siç kumtuan nga MPJ-ja greke, “do të shqyrtohen marrëdhëniet bilaterale, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”.
Para se të niset drejt Ankarasë, Dendias do të marrë pjesë në takimin trilateral të ministrave të jashtëm të Greqisë, Qipros dhe Libanit që do të mbahet në MPJ-në greke.