Athinë, 7 qershor – Edhe krahas të gjitha vështirësive që kryesisht i detyrohen gjendjes politike jostabile në vendin fqinj, fakt është se besimi midis vendeve tona është përforcuar, thotë shefi i Diplomacisë greke Nikos Dendias në intervistë për gazetën “Etnos”, duke folur për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut pas Marrëveshjes së Prespës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë thekson se vendi kultivon marrëdhënie të besimit me të gjitha shtetet ballkanike dhe mbështetje të vendeve nga rajoni në rrugën e tyre drejt BE-së.
“Marrëveshja e Prespës kishte me të vërtetë dobësi të mëdha. Këtë e theksuam si opozitë, por deklaruam se do ta respektojmë nënshkrimin e vendit tonë, siç duhet të bëjë çdo qeveri përgjegjëse. Edhe krahas të gjitha vështirësive, që kryesisht i detyrohen gjendjes politike jostabile në vendin fqinj, fakt është se besimi mes vendeve tona është përforcuar. Kjo është pozitive. Sot, forcat ajrore greke e mbikqyrin hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, aleatit tonë në NATO dhe partner i ardhshëm potencial në BE”, thotë Dendias për “Etnos”.