Athinë , 22 korrik – Do të bëjmë gjithçka që është e mundur të ulen pasojat negative nga Marrëveshja e Prespës, do të synojmë edhe drejt thellimit të marrëdhënieve me fqiun verior, por nuk do të tolerojmë mos’harmonizim të plotë, porositi ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias në fjalimin e tij në Parlamentin grek.
Dendias i prezantoi pozicionet e qeverisë së re në politikën e jashtme dhe në mënyrë të veçantë u përqendrua në të gjitha temat, me të cilat edhe Marrëveshja e Prespës dhe marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.
“Pozicioni ynë është i njohur, e kemi shprehur edhe si opozitë. Marrëveshje duhet të përfundojë në mënyrë më të dobishme për interesat tona nacionale. Qëllimi ynë është që të bëjmë gjithçka që është e mundur që të ulen pasojat negative. Do të synojmë drejt thellimit të marrëdhënieve me fqiun tonë verior në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët të ndërsjellë. Por, nuk do të tolerojmë fenomene të harmonizimit jo të plotë”, tha Dendias.
Lidhur me rajonin, shefi i diplomacisë greke tha se Ballkani nuk është destinacioni i tyre, por është fqinjësia e tyre dhe Greqia do të jetë e pranishme në ngjarje. Theksoi se ata e mbështesin perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe i përsëriti qëndrimin e ish-kryeministrit grek Konstatinos Micotakis se “nevojitet që Greqia sërish të vendoset si vend stabil dhe i fuqishëm evropian në Ballkan, e jo vend ballkanik që eksporton probleme në Evropë”.
Dendias në fjalimin e tij në parlament gjatë debatit për votim të mocionit të qeverisë, hollësisht u përqendrua në çështjet tjera në politikën e jashtme greke: raportet e Greqisë me SHBA-në, Rusia, Turqia dhe Shqipëria, çështja qipriote, Mesdheu lindor, Lindja e Afërt. (koha.mk)