Dendias dhe Blinken sot do ta nënshkruajnë protokollin e dytë të Marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellë mbrojtës

26

Athinë, 14 tetor – Greqia dhe SHBA-ja, sot në Uashington do ta zhvillojnë raundin e tretë të dialogut strategjik mes dy vendeve, ndërsa do ta nënshkruajnë protokollin e dytë të ndryshuar të Marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellë mbrojtës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias do të takohet me sekretarin shtetëror amerikan Entoni Blinken, do ta shënojë fillimin e dialogut strategjik dhe më pas do të nënshkruajnë marrëveshjen.

Zëdhënësi i qeverisë greke Janis Ikonomou, në brifingun me gazetarët të hënën tha se marrëveshja që do të nënshkruhet në SHBA është veçanërisht e rëndësishme dhe “përmirëson më tej gjurmën gjeostrategjike dhe gjeopolitike greke”.

“Kjo është një marrëveshje jashtëzakonisht e rëndësishme, e cila e përforcon përshtypjen strategjike, por edhe ushtarake të SHBHA-së në vendin tonë,” tha Ikonomou, duke shtuar se marrëveshja është një tjetër sukses i qeverisë greke.

Ministri grek i Punëve të Jashtme që nga dje është në SHBA, dhe është planifikuar të zhvillojë takime të ndara me Ministrat e Punëve të Jashtme të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët gjithashtu do të jenë në Uashington.