Shkup, 25 shtator – Referendum i pasuksesshëm nuk do të thotë devalvim i denarit, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë përgjigjes së pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për media të Qeverisë. Ai theksoi se si ekonomist dhe si kryetar i Qeverisë i ndjek trendet në vend.
“Denari është stabil, fuqia financiare e bankave dhe e Bankës Popullore janë të mira, ndërsa e fuqishme është edhe performanca e ekonomisë, kapaciteti financiar i shtetit është përforcuar, stabil është edhe Buxheti, ekonomia por rritet, rriten edhe investimet e huaja. Mundemi vetëm ta përforcojmë denarin”, tha Zaev. Pyetja është, shtoi , nëse pas referendumit të suksesshëm tërë kjo do të jetë edhe më impozante edhe më mirë dhe nëse do të ketë rritje të cilën qytetarët praktikisht do ta ndjejnë.
“Si kryetar i Qeverisë për këtë shpresoj dhe luftojë dhe e di se do të kemi sukses”, potencoi Zaev.
Në pyetjen nëse referendumi jo i suksesshëm do të thotë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryetari i Qeverisë theksoi se referendumi jep orientime serioze për politikanët.
“Për suksesin vendosin ata që votojnë, ndërsa ata që nuk votojnë as nuk numërohen. Nëse ka shumicë me ‘kundër’ madje edhe një votë më shumë, kjo do të thotë unë dhe Parlamenti të gjithë e shkëputim marrëveshjen. Nëse ka shumicë të madhe me ‘pro’ , kjo do të thotë se të gjithë pa dallim nëse janë në pushtet apo opozitë duhet ta ndjekin drejtimin që e kanë dhënë qytetarët. Besoj se zëri i qytetarëve dhe vendimi i qytetarëve është drejtimi nëpër të cilin ecin të gjitha partitë politike. Sapo të vendosin qytetarët ne politikanët do të marrim udhërrëfyes dhe vetëm duhet ta ndjekim këtë udhërrëfyes”, tha Zaev.