[adning id="476476"]

Dëmtoi mesfushorin Elliot, Leeds apelon dënimin e holandezit Struijk

10

Mbrojtësi holandez i Leeds United, Pascal Struijk bëri një ndërhyrje që i kushtoi dëmtim të rëndë mesfushorit të Liverpool, Harvey Elliot, teksa pas kartonit të kuq të akorduar me ndihmën e VAR-it, tani është pezulluar me tre ndeshje mungesë.

Megjithatë klub i i Leeds United ka përgatitur dokumentet për apelimin e dënimit, pasi vë në pah se pavarësisht intensitetit të ndërhyrjes ndaj Elliot, nuk bëhet fjalë për diçka të qëllimshme.

Një faktor shtesë që mund të lehtësojë pozitat e mbrojtësit holandez, është edhe deklarata e vetë mesfushorit të Liverpool, që tha se ndërhyrja nuk ishte e qëllimshme dhe për më tepër, nuk ishte fare karton i kuq.

Te Leeds shpresojnë që Struijk t’ia hedhë paq me vetëm një javë pezullim, ndërsa mesfushori i talentuar i Liverpoolit do të mungojë disa muaj dhe pritet të rikthehet në fushë vetëm vitin e ardhshëm.