Kosovare Asllani u nderua me statujë në Suedi para fillimit të Kampionatit Botëror të Vajzave, që po zhvillohet në Francë. Megjithatë, tani është zbuluar se statuja e saj u dëmtua gjatë fundjavës së kaluar.
Katër nga yjet e Kombëtares së Suedisë u nderuan me nga një statujë në vendlindjen e tyre para se të fillonte Kampionati Botëror i Vajzave. Njëra ndër këto vajza është edhe Kosovare Asllani.
Asllanit iu ndërtua statuja për shkak të karrierës së saj të jashtëzakonshme me Kombëtaren e Suedisë. Statuja e saj u vendos pikërisht në fushën që e mban emrin e Asllanit, në Bullerbyn të Suedisë.
Asllani ka shkëlqyer në ndeshjet e zhvilluara deri më tani të Suedisë në Kampionatin Botëror. Ajo ka shënuar gol në dy prej këtyre ndeshjeve, në të cilat e fitoi edhe çmimin për lojtaren më të mirë të ndeshjes.