Roma nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në transfertën e “Dall Ara-s”, përballë Bolonjës. Përfundoi në barazim 1-1, sfida që hapi javën e 30-të të Serisë A, mes kuqebluve të Donadonit dhe verdhekuqëve të Di Françeskos. Lajmi i keq se Nainggolan u largua nga fusha i dëmtuar pas vetëm 17 minutash duke i lënë vendin brazilianit Gerson. Mesfushori belg tashmë rrezikon seriozisht të mungojë në sfidën ndaj Barcelonës, për çerekfinalet e Çampionsit. Mbetet për t’u parë nëse 29-vjeçari, i cili është grumbulluar përsëri nga Roberto Martinez te Belgjika për miqësoren ndaj Arabisë Saudite, do të jetë në gjendje të mirë për t’u aktivizuar në “Camp Nou” të mërkurën.