Totenhemi me shumë mundësi do të jetë pa kapitenin Hugo Lloris në dy derbit Londrës, duke përfshirë sfidën ndaj Arsenalit pas dy javësh. Trajneri i Francës Didier Deshamp ka zbuluar se Lloris ka pësuar një tërheqje muskulore gjatë fitores 3-1 ndaj Real Madridit, duke bërë që portieri të humbasë edhe ndeshjet miqësore të përfaqësueses së tij.
Siç duket tani, 30-vjeçari do të humbasë ndeshjet ndaj Kristal Palas dhe Arsenal më 18 nëntor në Premier Ligë. Spars do të ndeshen me Borussia Dortmundin tre ditë më vonë në “Champions League”. “Hugo është dëmtuar dje. Ai ka bërë testet që kanë konfirmuar një tërheqje muskulore,” është shprehur Deshamps. Totenham gjithashtu ka humbur qendërmbrojtësin Toby Alderveireld gjatë fitores ndaj Real Madridit teksa mbrojtësi është zëvendësuar në pjesën e parë.