Armando Sadiku rrezikon seriozisht grumbullimin me kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Francës. Dëmtimi që pësoi bomberi kuqezi në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij Malaga nuk është aq i lehtë sa u mendua.
Fillimisht u tha se Sadiku do të rikthehej në dispozicion që për takimin e kësaj fundjave me Malagan ndaj Ponferradinas por analizat e kryera zbuluan se sulmuesi elbasanas nga problemi muskulor që ka në këmbën e majtë do të mungojë jo vetëm ndaj Ponferradinas por rrezikon edhe sfidën e 10 nëntorit ndaj Fuenlabrada.
Në këtë mënyrë Sadiku mund të mos jetë i gatshëm as për grumbullimin e kuqezinjëve të Edy Rejas që nis më 11 nëntor dhe pasi mungoi në takimet ndaj Turqisë dhe Moldavisë për arsye personale mund të mos luajë edhe në dy ndeshjet e radhës.