Roma është në kërkim një një sulmuesi krahu për të zëvendësuar Nicolo Zaniolon, i cili e mbylli sezonin pas një dëmtimi të rëndë të pësuar pak ditë më parë. Pas Susos nga Milani dhe Januzaj nga Real Sociedadi, drejtuesit e klubit verdhekuq interesohen për një tjetër lojtar, që do të mbulonte këtë rol. Bëhet fjalë për Javairo Dilrosun, holandezin që luan te gjermanët e Hertha Berlinit.
Drejtori sportiv i verdhekuqve, Gianluca Petrachi, është takuar me agjentin e lojtarit, ndërkohë që po punon për të gjetur një marrëveshje me klubin gjerman për një huazim me detyrim blerjeje.