Tek Juvevtusi janë në ankth për Cristiano Ronaldon. “Ylli” portugez u detyrua të braktiste lojën në sfidën Portugali-Serbi, që u zhvillua në Lisbonë, për shkak të një problemi muskulor më këmbën e djathtë dhe duhet të qëndrojë minimumi dy javë jashtë fushave të blerta.
Në orët në vazhdim do të përcaktohet shkalla e saktë e dëmtimit, megjithatë vetë lojtari, pas ndeshjes, deklaroi: “Nuk jam i shqetësuar për këtë dëmtim, pas dyjavësh do të jem “ok”, e njoh mirë trupin tim.
Në kampin bardhezi janë të shqetësuar për faktin se më 10 dhe 16 prill kampionët e Italisë kanë përballjen e dyfishtë me Ajaxin e Amsterdamit në çerekfinale të Championsit. Nëse bazohesh të fjalët e Ronaldos, më 10 prill duhet të jetë gati, gjithsesi, vetëm pas ekzaminimeve të hollësishme mund të përcaktohet më saktë koha e riaftësimit të plotë.