Fernando Llorente mund të rikthehet te Tottenham. Sulmuesi spanjoll u largua gjatë merkatos së verës nga skuadra londineze pas përfundimit të kontratës dhe firmosi në Itali te ekipi napoletan.
Aventura e tij në Serie A mund të mbyllet më shpejt nga se ishte menduar. Spanjolli nuk po gjen shumë hapësira dhe Tottenham është gati ta rikthehejë në ekip.
Me dëmtimit e rëndë të Kane, Mourinho ka kthyer sytë nga Llorente dhe shihet si zëvendësuesi ideal pasi lojtari e njeh mjaft kampionatin anglez dhe skuadrën.