Zlatan Ibrahimovic mbyll sezonin. Për një moment të vetëm nuk do të flitet për të ardhmen e suedezit, por për gjëndjen e tij fizike. Një lajm i hidhur vjen për të gjithë tifozët e Man.United dhe trajnerit të tyre Jose Mourinho. Sulmuesi kryesor i “Djajve të Kuq” e mbyll sezonin përpara kohe, duke krijuar kështu një boshllëk të madh për skuadrën e teknikut portugez. Shkak është bërë dëmtimi që Zlatan pësoi në pjesën e gjurit, në minutat shtësë gjatë ndeshjes cerekfinale kundër belgve të Anderleht.
Tekniku i skuadrës angleze, pas përfundimit të takimit u pyet në lidhje më gjëndjen e Zlatan, por pavarësisht dëshirës së tij për të qënë optimist dhe se asgjë nuk do të ishte serioze, por që do ti duhej të priste përgjigjen nga ana e stafit mjekësorë. Përgjigjja e shumë pritur e testeve mjekësorë erdhi dhe nuk ishte aspak ajo që “Special One” do të dëshironte të dëgjonte. Lajmi për dëtmimin e Zlatan konfirmohet nga mediat angleze. Një humbje e madhe kjo për Man.United në këtë fazë të kampionatit, por edhe për ndeshjen gjysëm finale në Europa League, ku “Djajte e Kuq” do të përballen më një kundërshtarë jo dhe aq të lehtë sic është Celta Vigo. Nëse Man.United do të arrijë në finalen e Europa League, që do të zhvillohet në Stochkolm të Suedis, që përkon dhe me vendin e lindjes së sulmuesit, gjasat janë që ai të mos ketë mundësi për të dhënë kontributin e tij, në fitim e këtij trofeu.