Luis Martinez, lojtar i Tigresit, pësoi një dëmtim të tmerrshëm gjatë ndeshjes kundër Santos Lagunës. Britmat e tij tregojnë se dëmtimi ka qenë me të vërtetë i rëndë dhe i dhimbshëm… Klubi meksikan njoftoi se Luis Martinez ka pësuar një këputje të ligamentit të gjurit dhe gjithashtu ka dëmtuar meniskun. Koha e rekuperimit të 22-vjeçarit do të jepet pasi të kryejë disa operacione.