Shkup, 31 dhjetor – Burime policore për gazetën Koha kanë bërë të ditur se mbrëmë nga një grup huliganësh janë demoluar disa klasa në oblejktin e Shkollës Fillore “Petar Zdravkovski Penko” në Shkup. Nga policia thonë se janë duke hetuar rastin. Nga huliganët janë demoluar rafte, sirtare, banga të klasave dhe janë shkarravitur muret. Koha.mk ka sigurar disa foto nga pjesët e demoluara në shkollë.