Shkup, 16 gusht – Shënim i ri që ishte vendosur dje në përmendoren e Filipit të Dytë në sheshin “Kryengritja e Karposhit” në Shkup, mbrëmë është nxjerrë dhe është vjedhur, ndërsa monumenti i Olimpias është dëmtuar.
Është dëmtuar, por edhe më tej qëndron i ngjitur shënimi në përmendoren e Aleksandrit të Maqedonisë në sheshin qendror të Shkupit.
Në shënimet, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze shkruhet se këto përmendore i përkasin historisë antike helene dhe trashëgimisë kulturore botërore.
Vendosja e shënimeve në Shkup është në kompetencë të autoriteteve të qytetit dhe është e mbikëqyrur me video dhe roje.